Që nga viti 2011 kur Rita Ora depërtoi në skenën e muzikës ndërkombëtare, sukseset e saj kanë qenë të panumërta.
Të gjitha këngët e publikuara deri më tani janë shndërruar në hite. Por, kënga e saj e cila është shikuar më së shumti në kanalin YouTube është bashkëpunimi i saj me këngëtaren nga Australia, Iggy Azalea e titulluar Black Widow.
Kjo këngë është shikuar hiç më pak se 373 milion herë.
Kënga që e bëri të famshme këngëtaren shqiptare është Hot Right Now, e cila ka rreth 60 milion klikime në YouTube./Insajderi