×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Këngëtarja me emrin e rrallë, rrëfen vështirësitë e bartjes së këtij emri

    Insajderi
    11 April 2022 - 17:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kur e kaluara gërshëtohet me të ardhmen, pjesa tjetër mbetet histori.

    I tillë është edhe emri i veçantë i 23 vjeçares, Drenica Zogaj, e cila këtë emër dëshiron ta ngrisë sa më lartë në fushën e muzikës.

    Edhe pse të shumtë janë ata që e ngatërrojnë emrin e saj me vendlindjen, Zogaj nga Fushë Kosova, shpjegon më mirë emrin e saj.

    Drenica, një emër i pazakontë ka bërë që të hasë në reagime të shumta, ajo rrëfen edhe vështirësitë e bartjes së këtij emri.

    Planet e saj ndërlidhen veçmas me muzikën, në të cilat nuk mungojnë këngët patriotike të cilat janë si shenjë identifikimi për të.

    Forca, pasioni dhe dëshira e kanë bërë Drenicën një vajzë që nuk dorëzohet dhe që do të vazhdojë t’i ndjekë ëndrrat e saj.

    Për më shumë shikojeni videon e bashkangjitur:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark