×
  • Sport
  • Sport

    Kërcënoi dhe ofendoi gjyqtarët në baza familjare, FFK nis hetimet kundër Arsim Kabashit të Ballkanit

    Insajderi
    01 March 2023 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i klubit futbollistik “Ballkani”, Arsim Kabashi, drejtori sportiv, Nderim Nexhipi dhe trajneri Ilir Daja kanë përfunduar në komision disiplinor për shkak të kërcënimeve dhe ofendimeve ndaj arbitrave pas barazimit me “Dukagjinin”.

    Komisioni i Garave pranë Federatës së Futbollit ka inicuar procedurë disiplinore ndaj tyre për arsyet e poshtëcekura:

    “Inicime disiplinore: Ndaj: FC ”Ballkani”. MOTIVI: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët vendas kanë hedhur shishe PVC dhe një shishe qelqi në drejtim të referit kryesor dhe asistentëve të tij derisa po shkonin në lokalet zyrtare”.

    “Pasi futbollistët e të dy skuadrave kishin hyrë në dhomat e zhveshjes, në tunelin e stadiumit ishin grumbulluar 15/20 persona të pa autorizuar (civil), të cilët kanë ofenduar/fyer FFK-së dhe tentuan ti sulmojnë referët, por fal ndërhyrjes së policisë u evitua incidenti”.

    “Pas përfundimit të ndeshjes, gjatë largimit nga stadiumi, disa persona të pa autorizuar kanë sulmuar lojtarët mysafirë të cilët i kishin veshjet zyrtare të klubit (trenerka), në ato momente ka intervenuar policia dhe ka evituar pasojat e mundshme nga ky sulm”.

    “Për shkak të situatës tejet të tensionuar dhe pamundësis së largimit nga stadiumi i zyrtarëve të ndeshjes, delegati e referët e ndeshjes, të shoqëruar nga policia, kanë dal një orë e gjysëm (90 minuta) pas përfundimit të ndeshjes nga stadiumi. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani-Dukagjini”.

    “Ndaj: Kryetarit të FC ”Ballkani” , Arsim Kabashi nr ID009626M85. MOTIVI: Pas përfundimit të ndeshjes, në zhveshtore të referëve, ka hyrë kryetari i klubit Arsim Kabashi dhe i ka kërcënuar, fyer dhe ofenduar ata edhe në baza familjare. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Dukagjini.”

    “Ndaj: Nd, menaxherit të FC ”Ballkani” , Idriz Hajrizi nr ID 009818M82. MOTIVI: Pas përfundimit të ndeshjes, duke hyr në lokalet zyrtare fyen dhe ofendon referët e ndeshjes. Derisa ishin duke shkuar nga kombi i VAR-it në lokalet zyrtare te kolegët e tyre , zv. menaxheri Idriz Hajrizi e fyen, ofendon dhe tenton ta godas referin e VAR-it Mervan Bejtullahu. Sipas raportit të gjyqtarit të VAR-it të ndeshjes Ballkani-Dukagjini.”

    “NDAJ : Kryetrajnerit të FC ”Ballkani” , Ilir Daja nr ID . .028309M66. MOTIVI: Pas shënimit të golit nga ana e mysafirëve, filloi me akuza te gjyqtari i katërt , se komisioni i FFK-së qellimisht e ka deleguar për ta dëmtuar ekipin e Ballkanit, meqenëse Mervan Bejtullahu është nga qyteti i Gjilanit!. Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, në ambientet e lokaleve zyrtare dhe në prezencë të delegatit të ndeshjes, fillon të ofendojë FFK-në dhe komisionin e saj. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani-Dukagjini.”

    “Ndaj: Drejtorit sportiv të FC ”Ballkani” , Nderim Nexhipi nr ID 009818M82. MOTIVI: Pas përfundimit të ndeshjes, duke hyrë në lokalet zyrtare fyen dhe ofendon referin e VAR-it Mervan Bejtullahu. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Ballkani-Dukagjini.”

    Gjithashtu, në disiplinor ka përfunduar edhe  futbollisti i Ferizajt, Bujar Shabani, i cili në minutat shtesë, gjatë një dueli për top e kishte goditur lojtarin kundërshtar me bërryl në fytyrë, për këtë veprim është denuar edhe me karton të kuq./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark