×
Insajderi

Kërkohet paraburgim ndaj dy mjekëve për marrje të ryshfetit në Gjilan

Insajderi
30 April 2023 - 18:29
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit kundër dy mjekëve, të pandehurve H.B. dhe L.M., për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 29 prill 2023, rreth orës 19:45 minuta, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, të pandehurit H.B. dhe L.M., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, si persona zyrtarë, kanë përfituar për vete, në atë mënyrë që i pandehuri H.B. – anesteziolog, me rastin e operimit të pacientes, M.S., në repartin e kirurgjisë, ka kërkuar dhe marrë para nga familjarët e saj. Gjithashtu, edhe i pandehuri L.M. – mjek kirurg, me rastin e operimit të pacientes së lartshënuar ka pranuar para nga familjarët e të njëjtës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Të pandehurit janë arrestuar nga ana e zyrtarëve policorë pas kryerjes së masës së simulimit dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark