×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilli i Investitorëve Evropianë dënon sulmin e Gani Thaçit ndaj Sokolicit

    Insajderi
    25 October 2018 - 09:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilli i Investitorëve Evropianë ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj drejtorit të kompanisë private të sigurimeve “Illyria”, Gianni Sokolic.

    Vëllai i presidentit Hashim Thaçi, Gani Thaçi, dje është përfshirë në një përleshje fizike. Thaçi dyshohet se bashkë me shoferin e tij, kanë sulmuar fizikisht shefin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkollin, dhe Gianni Sokolic, drejtor i kompanisë “Illyria”.

    Këshilli i Investitorëve Evropianë, përmes një reagimi, thotë se dënon fuqishëm këtë sulm dhe thotë se ngjarjet e tilla janë të papranueshme dhe tejet destruktive për një ambient të mirëfilltë të biznesit në Kosovë.

    Në fund thekson se si përfaqësuese e bizneseve të huaja, është e gatshme për të bashkëpunuar me të gjithë komponentët e shëndetshëm të shoqërisë civile dhe me institucionet e shtetit, për të shmangur që ngjarje të tilla fatkeqe të mos ndodhin përsëri në të ardhmen.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark