Sot Këshilli i Prindërve të Kosovës është takuar me përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit.
Pas takimit, kryetari i Këshillit, Besnik Gradusha ka deklaruar se janë propozuar disa opsione se si do të mund të bliheshin librat nga ana e prindërve.
Poashtu ai ka thënë se këtë javë pritet të merret vendimi për përfundimtarë në lidhje me sigurimin e librave për këtë vit shkollorë.
Dragusha shtoi se presim që javën tjetër mjetet të jenë në llogari.
“Vendimi pritet të merret brenda dy ditëve, shpërndarja e librave nuk do të bëhet si vitet e kaluar. Ne nuk jemi pro këtij vendimi, tash jemi në një gjendje kur mësimi fillon edhe një javë dhe ne dëshirojmë që t’i mbrojmë të drejtat që të jemi të pajisur me libra në mënyrë që prindërit të mos shpenzojnë. Presim që deri në mesin e javës së ardhmes prindërit t’i kenë llogari mjete që t’i blejnë librat. Të hapen pika grumbullimi, secili prind t’i merr librat e Ministria të bëjmë pagesën”.