×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Këshilltari i Kurtit: Përgjim i porositur, me interpretim udhëzues nga një shërbëtor i devotshëm

    Insajderi
    12 July 2023 - 23:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj ka thënë se audio-incizimet e fundit që e kanë përfshirë shefen e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, janë përgjime të porositura, me interpretim udhëzues nga një shërbëtor i devotshëm.

    Zulfaj tha se në këtë pjesën e dytë të përgjimit, Kusari-Lila qartazi e tregon arsyen e takimit me Simiq, e që sipas tij, është në kuadër të mandatit dhe detyrës së saj si kryetare e Grupit Parlamentar të shumicës parlamentare.

    “Gjatë tërë kohës Mimoza ja kujton qëllimin e takimit duke ja rikujtuar se duhet të fokusohet tek ligjet për seancën e ardhshme të Kuvendit”, u shpreh ai.

    Sipas Zulfajt, takimi është jo publik por në objekt publik, me Simiq, jo me Radoiçiq, prandaj edhe s’kishte asnjë arsye Mimoza të angazhohej në një bisedë ku Simiq flet për Radoiçiq.

    “Natyrisht, Simiq kishte shkuar tek Mimoza të fliste për Radoiçiq, që edhe ta incizonte por Mimoza ishte e interesuar për seancën e radhës të Kuvendit dhe ligjet që është gjëja më normale që duhet të bëjë një udhëheqëse e grupit parlamentar të shumicës parlamentare”, tha tutje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark