×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Këta janë deputetët që janë pajisur me Pasaportë Diplomatike brenda vitit të kaluar

    Insajderi
    16 March 2023 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës ndër privilegjet e shumta kanë të drejtë të pajisen edhe me pasaportë diplomatike.

    Pra, të zgjedhurit e popullit kanë të drejtë të udhëtojnë me këtë dokument udhëtimit, i cili i jepet edhe përfaqësuesëve të misioneve diplomatike dhe zyrtarëve të tjerë me ligj.

    Sipas raportit të Kuvendit të Kosovës brenda vitit të kaluar pasaportën diplomatike e kanë marrë deputetët: Memli Krasniqi, Hisen Berisha, Valon Ramadani, Haxhi Avdyli, Nasuf Bejta dhe Hajdar Beqa.

    Kjo pasaportë mund t’i lëshohet edhe anëtarit të ngushtë të familjes të punëtorëve të përfaqësive diplomatike dhe konsullore të misioneve të Kosovës jashtë shtetit, që me vendimin e qeverisë shkojnë për punë në organizatat ndërkombëtare./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark