Këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e fundit në Superligën e basketbollit kosovar – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e fundit në Superligën e basketbollit kosovar

    Insajderi
    31 March 2023 - 19:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këtë fundjavë zhvillohet xhiore e 28-të, njëherit e fundit e garave të rregullta në Superligën e Kosovës në Basketboll.

    Dy ndeshje zhvillohen ditën e shtunë, ndërsa dy të tjera të dielen, shkruan IndeksOnline.

    Sfida e parë zhvillohet mes Trepçës dhe Vëllaznimit, ku mitrovicasit do të hyjnë në “Play-off”-i nga vendi i katërt, ndërsa kuqezinjtë nga vendi i gjashtë. ‘Xehetarët’ kanë 16 fitore e 11 humbje, ndërsa skuadra nga Gjakova nëntë fitore e 18 humbje.

    Rahoveci që ka vetëm katër fitore e 23 humbje, do të ndeshet me Pejën në formë të lartë, që ka 20 fitore e shtatë humbje, madje duke regjistruar shtatë fitore radhazi dhe është favorite ndaj Vreshtarëve.

    Bashkimi-Golden Eagle Ylli zhvillohet të dielën në Therandë, me prizrenasit që kanë siguruar pozitën e pestë me 11 fitore e 16 humbje, ndërsa kampionët numërojnë 19 fitore e tetë humbje.

    Kjo xhiro përmbyllet me sfidën ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Sigal Prishtinës. Prizrenasit do të luajnë në “Play-out” me finalistin e Ligës së Parë, kurse prishtinasit në “Play-off” do të hyjnë nga vendi i parë. Prizreni pas 27 ndeshjeve ka 8 fitore e 19 humbje, kurse Prishtina 21 fitore e gjashtë humbje.

    Prince Caffe Superliga-Java 28

    E shtunë

    16:30 Trepça – Vëllaznimi

    20:00 Rahoveci – Peja

    E diel

    17:00 Bashkimi – Golden Eagle Ylli

    20:00 Ponte Prizreni – Sigal Prishtina

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark