Shëngjini ka nisur përgatitjet për sezonin turistik. Kryeministri Edi Rama u njoh me ecurinë e aksionit të pastrimit dhe garantoi se më shumë pastërti dhe siguri do të ketë gjatë këtij sezoni veror në të gjithë vendin.
Aksionit të pastrimit në Shëngjin i është bashkuar edhe kryeministri Edi Rama. Jo për të hequr mbeturinat, por për të dhënë mesazhe se ky sezon turistik do të jetë më i pastër.
Edi Rama: “Kemi bërë dhe një patronazhim me ministra që janë të ndarë në territor për të ndihmuar dhe koordinuar forcat e aktorëve të ndryshëm dhe besoj që do jetë një sezon shumë më i pastër se asnjëherë më parë, sepse kemi dhe një trupë me rreth 1 mijë të rinj që do të jenë të përfshirë në të gjithë sezonin për të sensibilizuar, për të penguar atë inercinë e tmerrshme të hedhjes së mbeturinave vend e pa vend.”
Kreu i qeverisë i garantoi se përveç pastrimit, kujdes këtë sezon do t’i kushtohet edhe shërbimit cilësor dhe muzikës që mos të jetë më shqetësuese.
Edi Rama: “Por që më e rëndësishmja prapë në fund mbetet pastërtia dhe siguria. Për sa i përket sigurisë edhe këtu kemi bërë një plan shumë të detajuar duke filluar që nga koordinimi i gjithë hoteleve me Policinë e Shtetit dhe s’diskutohet deri te zhurma që janë problem i madh që do ta zbusim jashtëzakonisht shumë”.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155792021851523/