×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Këto janë ditët kur femrat janë më të disponuara për marrëdhënie intime

    Insajderi
    17 August 2023 - 13:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka një sërë faktorësh johormonalë që ndikojnë në dëshirën seksuale, ndërsa është vërtetuar mirë se libido zvogëlohet me moshën, veçanërisht pas menopauzës.

    Por, një pjesë e vogël e studimeve që janë përpjekur të shikojnë ndryshimet në nivelet hormonale dhe dëshirën seksuale gjatë ciklit mujor kanë qenë kryesisht jobindëse.

    Derisa një studim i publikuar në revistën Hormones and Behavior gjeti prova të një korrelacioni midis dy faktorëve – shkruan The Guardian.

    Nëse femrat nuk janë të disponuara për seks në fundjavë, ky nuk është problem. Hulumtimi i fundit thotë se ka një lidhje mes të bërit dashuri dhe ditës së javës apo muajit.

    Libidoja e femrës ndikohet nga faktorë të ndryshëm të jashtëm dhe të brendshëm, ndërsa duket se dëshira e mashkullit për seks është gjithmonë e njëjtë, e fortë dhe gjithmonë e shprehur.

    Nëse keni menduar se femrat janë të disponuara për marrëdhënie intime në fundjavë, atëherë e keni gabim. Në fakt, bëhet fjalë për ditë specifike të muajit. Libidoja më e fortë është menjëherë para dhe gjatë ditëve pjellore, ose më saktë, shumë shpejt pas përfundimit të ‘atyre ditëve’ (ciklit menstrual).

    Megjithatë, përveç hormoneve, dëshira për seks ndikohet nga një numër i madh faktorësh, duke përfshirë edhe ditën e javës. Hulumtimet e kryera në një kampion të madh beqaresh dhe femrash në lidhje serioze, zbuluan se beqaret fillimisht do të bëjnë dashuri të hënën dhe të mërkurën, ndërsa ato në një lidhje e lënë aksionin për të premten ose të shtunën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark