×
  • Showbiz
  • Show

    Kiara dhe Luizi prindër për herë parë – zbulohet gjinia e fëmijës?

    Insajderi
    07 November 2023 - 22:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prej javësh kanë qarkulluar lajme se çifti i njohur Kiara Tito dhe Luiz Ejlli po bëhen prindër për herë të parë.

    Ndonëse dyshja nuk janë prononcuar ende në lidhje me këtë, tani ata thuhet se e kanë zbuluar edhe gjininë e fëmijës.

    Sipas revistës “Who” ka zbuluar se ditën e sotme është organizuar edhe “gender reveal”, një festë shumë private, ku është zbuluar gjinia e bebes. Është vajzë.

    Mbetet të shihet në vazhdim nëse çifti do të flasin publikisht në lidhje me ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë.

    Kujtojmë që Kiara dhe Luizi u njohën dhe u lidhën gjatë rrugëtimit të tyre në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

    Dyshja madje kurorëzuan dashurinë me martesë në natën finale të BBVA, ku më pas Luizi u shpall fitues i edicionit. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark