×
Show

Kida dhe Ermali: A jeni gati për këngën e re?

Insajderi
08 February 2016 - 13:42
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtarja Kida ka njoftuar se së shpejti do të realizojë një këngë të re në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun.

Njoftimin e ka bërë përmes Instagram-it, ku ka postuar një fotografi me këngëtarin e njohur nga Prishtina.

“Ne jemi gati, ju a jeni gati?”, ka shkruar ajo, duke lënë të nënkuptohet se publikimi i këngës do të ndodhë së shpejti.

“Ski ide” ishte kënga e fundit e publikuar nga Kida, e cila u pëlqye shumë nga publiku. Kida ka pasur edhe më herët këngë në të cilat ka ftuar kolegët e saj për bashkëpunim, sic janë kënga Premtimet e realizuar së bashku me Mozzik-un.

Në anën tjetër, kënga e fundit nga këngëtari Ermal Fejzullahu ishte balada e titulluar “Ku je dashni”  e publikuar për festat e fundvitit e cila po ashtu kjo këngë pati një sukses të madh./Insajderi

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark