×
  • Showbiz
  • Show

    Kim Kardashian përflitet për një romancë të mundshme me Tom Brady

    Insajderi
    16 May 2023 - 13:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kim Kardashian dhe Tom Brady thuhet se janë afruar me njëri-tjetrin duke nxitur dyshimet për romancë.

    Dyshja thuhet se kanë krijuar një miqësi pasi ylli televiziv ka filluar të kërkojë të blejë një shtëpi pushimi në komunitetin e tij ekskluziv në Bahamas.

    Kim madje i kishte kërkuar Tomit këshilla përpara se të bënte udhëtimin për të parë një pronë në Baker’s Bay Golf & Ocean Club, një komunitet ekskluziv rezidencial vetëm për anëtarë në Bahamas.

    Foto: Kim Kardashian/Instagram

    42-vjeçarja u pa duke vizituar resortin pasi fluturoi për në ishull, shkruan Mirror.

    Burimet i kanë thënë PageSix se Kim “i pëlqen shumë” profesionisti i pensionuar i NFL, por deklaruan se aktualisht nuk ka “asnjë romancë” mes të dyve, por ata nuk e mohuan një mundësi për romancë mes tyre.

    Foto: Getty

    “Kim e pëlqen shumë Tomin. Ajo e telefonoi dhe e pyeti për këshillën e tij për Baker’s Bay, ai ishte i mrekullueshëm”, thanë burimet.

    Komuniteti ka shtëpi në pronësi të yjeve të Hollywoodit si Jennifer Lopez, Alex Rodriguez, Michael Jordan, Justin Timberlake dhe Reese Witherspoon.

    Foto: Getty Images

    Kim ka qenë beqare që nga gushti i kaluar, kur u nda nga komediani i “Saturday Night Live”, Pete Davidson. Dyshja ishin në lidhje për nëntë muaj dhe gjatë romancës së tyre të stuhishme, Pete madje kishte disa tatuazhe kushtuar yllit.

    Foto: FilmMagic

    Një burim i afërt me Kim, i cili ndan North, Saint, Chicago dhe Psalm me ish-bashkëshortin dhe reperin e saj Kanye West , zbuloi se ajo është “e hapur për takime përsëri”.

    Ndërkohë, Tom ka qenë sërish beqar që nga divorci me modelen Gisele Bündchen pas 13 vitesh martesë. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark