×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Kitaristi Petrit Çeku do t’i mbajë dy koncerte

    Insajderi
    16 May 2023 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kitaristi shqiptar me famë botërore, Petrit Çeku, do t’i mbajë dy koncerte në Kosovë.

    Të enjten, në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, Muzeu i Mitrovicës do të ofrojë një përvojë më ndryshe për vizitorët. Në këtë hapësirë muzeale do të performojë kitaristi Petrit Çeku. Ai do të interpretojë të gjitha Suitat e shkruara për violonçel nga kompozitori Johann Sebastian Bach e të transkriptuara për kitarë nga Valter Deshpali.

    Koncerti i shumëpritur do të mbahet edhe në Prizren. Më 20 maj, në Katedralen “Zoja Ndihmëtare” do të mund të ndiqni magjinë e tingujve të kitarës së Çekut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark