×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kjo është deklarata e babait të vajzës iraniane që u vra nga policia: Nuk më lanë ta shihja…

    Insajderi
    22 September 2022 - 16:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mahsa Amini, një vajzë kurde 22-vjeçare nga qyteti veriperëndimor i Saqez, vdiq në spital të premten, pasi kaloi tre ditë në koma.

    Ajo ishte duke vizituar kryeqytetin Tehran me familje e saj kur u arrestua nga policia e moralit, e cila e akuzoi për shkelje të ligjit që iu kërkon grave të vendosin hixhabin dhe krahët dhe këmbët me veshje të gjera.

    U raportua se oficerët e kanë rrahur në kokë me bastun dhe e kanë përplasur në një nga automjetet e tyre.

    Policia e ka mohuar se ajo ishte keqtrajtuar dhe tha se ajo pësoi “sulm të papritur të zemrës”. Por familja e saj ka thënë se ajo ishte në formë dhe nuk kishte probleme shëndetësore.

    “Ata po gënjejnë. Ata thonë gënjeshtra. Gjithçka është një gënjeshtër… pa marrë parasysh sa u luta, ata nuk më lanë ta shihja vajzën time,” tha Amjad Amini për BBC Persia, transmeton Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark