Jordi Alba nuk pritet që të luajë më për Barcelonën për këtë vit.
Alba pësoi një lëndim në ndeshjen e fundit të Barcelonës në Ligën e Kampionëve, të cilën e humbi 0-3 nga Bayern Munichi.
Sipas ”Diario Sport”, për shkak të një dëmtimi muskulor, spanjolli nuk do të luajë më për këtë vit dhe do të mungojë të në tri ndeshjet e radhës në La Liga, kundër Osasunas, Elches dhe Sevillas.
Alba nuk do të marrë pjesë as në ndeshjen miqësore ndaj Boca Juniors, e cila do të zhvillohet më 14 dhjetor në kujtim të Diego Armando Maradonas.
Këtë sezon, mbrojtësi i majtë 32-vjeçar ka luajtur 16 ndeshje për Barcelonën në të gjitha garat dhe ka bërë 5 asistime.