Kjo është ndër lojërat më të rrezikshme- Adoleshentët me qëllim të postimit të videove në TikTok po rrezikojnë jetën e tyre – Insajderi
×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Kjo është ndër lojërat më të rrezikshme- Adoleshentët me qëllim të postimit të videove në TikTok po rrezikojnë jetën e tyre

    Insajderi
    07 December 2024 - 21:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një lojë e rrezikshme është duke u përhapur me të madhe në mesin e adoleshentëve. Kjo lojë, që po quhet e tillë, por që shumçka tjetër mund të jetë përveç kësaj, paraqet rrezik real për mirëqenien fizike të tyre.

    Kjo sfidë, që xhirohet dhe më pas postohet në rrjetet sociale, kryesisht në TikTok, është kështu: disa vetë e kapin një person dhe e hedhin në ajër, ku atij ose asaj I duhet të bie në tokë me një krah të shtrirë, si personazhi i filmave spiderman. E se a bie apo jo, varet nga mëshira e të tjerëve.

    Vetëm nga kjo sfidë që quhet ‘spiderman challenge’, dhjetëra adoleshent në Rumani kanë përjetuar fraktura dhe trauma të rënda trupore.

    Deri më tani në Kosovë nuk është raportuar të jetë lënduar ndokkush.

    Por kujtojmë që dhjetëra nxënës kanë lënduar vetën e tyre si shkak i TikTokut. Vetëm në muajin tetor, është raportuar se  19 nxënëse në Gjakovë u nxitën nga një lojë në ‘TikTok’ që t’i lëndojnë duart me teh të mprehëseve të lapsave.

    Në tetor të këtij viti Trembëdhjetë shtete amerikane dhe kryeqyteti Uashington ngritën padi ndaj platformës TikTok të martën, duke akuzuar aplikacionin që përmban video klipe të shkurtra që përhapen me shpejtësi, se po dëmtojnë shëndetin mendor të të rinjve duke e vënë në përdorim platformën në mënyrë të tillë që të krijojë varësi tek fëmijët.

    Në vijim mund të ndiqni storien e realizuar nga gazetarja Dijellza Preniqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark