Kompania e shqiptarëve të Kosovës, “AWR ABBRUCH GmbH” ka lidhur kontratë me projektin më të madh në Gjermani, të kontraktuar ndonjëherë nga kompanitë shqiptare.
Kompania e vëllezërve ndërmarrës, Nazmi, Gani dhe Ilmi VIqa të cilët janë pronarët e kompanisë më të sukseshme në Gjermani, kësaj radhe do punojnë në rrëzimin e objektit të vjetër të bankës “Deutsche Bank”.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook njëri nga pronarët e kësaj kompanie, Ilmi Viqa se kompania ka fituar projektin për rrëzimin e objektit të vjetër të Bankës Gjermane në Frankfurt.
Objekti ka një lartësi prej 96 metërsh dhe sasia e volumit të hapësirës është 360000, Cbm.
Kompania në fjalë u themelua në 1994 nga vëllezërit Viqa dhe tani ka mbi 250 punonjës me seli në Shtutgart.
Kompanisë kosovare i besohen shumë detyra delikate, pasi ajo edhe më parë ka pasur sukses me punën e saj, duke bërë shembjen e objektëve me lartësi të madhe. /Insajderi.com
https://www.facebook.com/ilmi.viqa/posts/1748976601812799