×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjilan: Konfiskohen fishekzjarre në vlerë prej 15 mijë euro

    Insajderi
    01 November 2023 - 18:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës, gjegjësisht njësitet e Taskë Forcës -Lindje, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren.

    Më 31.10.2023, njësitet e lartcekura në brezin kufitar kanë identifikuar një automjet transportues (furgon), me targa serbe, i cili ishte duke lëvizur përmes rrugëve ilegale nga fshati Renatoc-Preshevë në drejtim të fshatit Inatoc-Gjilan.

    Gjatë kontrollit të automjetit, të cilin e drejtonte I.S., mashkull shqiptar, kishte të ngarkuar një sasi të konsiderueshme me paketa gjithsej:115 pako me peshë totale 1457 kg. mjete piroteknike (fishekzjarre) në vlerë sipas tregut afro 15.000 € .

    Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli së bashku me automjetin dërgohen në terminalin doganor-Dheu i Bardhë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark