×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Krijimi i shtetit të Kosovës u bë edhe për shkak të ndikimit të diplomacisë

    Insajderi
    04 March 2024 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se diplomacia parlamentare është një nga mjetet më të fuqishme për të ndërtuar marrëdhënie bilaterale dhe bashkëpunim të qëndrueshëm.

    “Diplomaci parlamentare për ne do të thotë forcim i miqësive me parlamentet e vendeve mike, por edhe krijimi i miqësive të reja me deputetë dhe përfaqësues të vendeve që ende se kanë njohur Kosovën”, tha kryetari Konjufca.

    Këto komente ai i bëri në mbledhje të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe me mbështetje të organizatës Friedrich-Ebert-Stiftung (FES).

    Në këtë konferencë po marrin pjesë përveç kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, deputetë të Kuvendit të Kosovës, diplomatë të huaj, përfaqësues nga shoqëria civile etj.

    Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, në cilësi të nikoqires gjatë ceremonisë së hapjes theksoi se në këtë konferencë, e cila po organizohet për herë të parë në Kosovë, do të diskutohet për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian, si dhe për tema të tjera që lidhen me bashkëpunimin dhe zhvillimin e demokracisë.

    “Po ashtu do të diskutohet për sigurinë në një kohë kur konfliktet janë aktuale në disa vende të botës, për rolin dhe ndikimin e shoqërisë civile dhe mediave në demokratizimin e shoqërisë tonë dhe të ardhmen, që sigurisht është synim i të gjithëve, një përpjekje që të kemi një të ardhme sa më të ndritur për vendin tonë”, tha Kryeziu-Hyseni.

    Sipas tij edhe vet shtetësia e Republikës së Kosovës ka kaluar nëpër procese diplomatike.

    “Vetëkrijimi i shtetit të Kosovës ka marrë shumë përpjekje diplomatike dhe ka kaluar në shumë faza të trajtimit diplomatik”, tha kryetari Konjufca.

    Kreu i legjislativit përmendi disa institucione të rëndësishme evropiane, pjesë e së cilave është Kuvendi i Kosovës, ndërsa shtoi se po punohet për forcim të bashkëpunimit diplomatik.

    “Jemi pjesë e Këshillit të Evropës, Kuvendi e ka një delegacion atje, i cili vërtet bën një punë të mirë. Jemi pjesë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e Asamblesë Parlamentare për Procesin e bashkëpunimit të Evropës Juglindore, e po ashtu edhe pjesë e Frankofonisë dhe shumë trupave të rëndësishëm në botë, në të cilët Kosova jep kontributin nëpërmjet pranisë së përfaqësuesve të saj”, tha kryetari Konjufca.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark