Shorti i Champions League u bë objekt diskutimi sot, pas një gabimi të bërë me Manchester United. Atletico Madrid kapi gafën e UEFA-s dhe bëri ankesë dhe shorti u hodh sërish në orën 15:00.
Ajo që ndodhi nuk ka kaluar pa batuta e meme në rrjetet sociale. Edhe futbollistë të ndryshëm kanë reaguar.
Një prej tyre ishte sulmuesi i Real Madrid, Rodrygo, i cili me shaka në faqen “433” në Instagram tërhoqi vëmendjen duke shkruar: “Kontroll me VAR”.
Edhe Bruno Ferndandes me shaka në Twitter shkruan: “Në çfarë ore është raundi i tretë i shortit”.
Real Madrid nga ana tjetër është ankuar pas përsëritjes së shortit, pasi duhet të përballet me PSG dhe jo me Benfica, sikurse “folën” në fillim goglat.