×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Korenica i VV-së: Të procedohen pagat për mësimdhënësit

    Insajderi
    04 October 2022 - 15:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica ka qenë i radhës që ka reaguar në lidhje me mosekzekutimin e pagave nga ana e Qeverisë për mësimdhënësit grevistë.

    Korenica tha se pagat duhet të procedohen për të gjithë mësimdhënësit. Megjithatë, ai shtoj se duhet të kompensohen orët e humbura.

    “Sa i përket procesimit të pagave për mësimdhënësit vlerësoj që të njejtat duhet të paguhen dhe të kompenzohen orët e humbura. Shumë mësimdhënës janë detyruar të mos dalin në punë sepse kanë qenë të penguar nga procesi mësimor si pasojë e grevës, njashtu siç edhe jam i bindun që shumica nga antarësia pas pakos së përballjes me inflacion kanë qenë të gatshëm për pezullimin e grevës deri në miratim të ligjit të pagave”, ka shkruar ai.

    Edhe deputetet e pushtetit si Haxhi Avdyli, Jeta Statovci, Fatmir Humolli i kanë dalur kundër Qeverisë Kurti.

    Avdyli tha se që duhet të kryhen pagesat e pagave të mësimdhënësve grevist.

    Në një shkrim në rrjetin social “Facebook”, Avdyli thotë se sreva shihet që ka pasur prapavijë politike, ku sipas tij udheheqësit të SBASHK-ut devijuan tërësisht nga idetë sindikale.

    “Për hirë të arsimit,nxënësëve arsimtarëve të ndershëm, familjeve të tyre por edhe qytetarëve që duan qetësi në institucione e cilësi në arsim, sot i bashkohem thirrjes për leshimin e pagave për mësimdhenësit grevistë”, kishte shkruar Avdyli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark