×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kosova e nis me këtë kundërshtar Ligën e Kombëve, do të jetë mysafire

    Insajderi
    17 December 2021 - 15:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova do ta nis edicionin 2022/23 të Ligës së Kombeve në udhëtim, te Estonia apo Qipro, varësisht se cila prej këtyre përfaqësueseve do ta fitojë plejautin për të luajtur në Ligën C.

    Kjo ndeshje do të zhvillohet më datën 2 qershor, ka njoftuar UEFA në uebfaqen e saj të premten.

    Kosova është pjesë e Grupit C2, të cilin e përbën edhe Greqia e Irlanda e Veriut. Qipro dhe Estonia do të luajnë dy ndeshje të plejautit për të përcaktuar se cila do të mbetet në Grupin C, përkatësisht pjesë e grupit të dytë.

    Fituesi do të mbetet në Ligën C ndërsa humbësi do të bie në Ligën D. Ndeshja e parë luhet në Tallin të Estonisë më 24 mars, ndërsa e kthimit në Larnaca më 29 mars. Tri ditë pas ndeshjes së parë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, Kosova do të luajë në shtëpi me Greqinë (5 qershor).

    Në këtë muaj, Kosova do t’i luajë edhe dy ndeshje tjera. E pret në Prishtinë, Irlandën e Veriut më 9 qershor përpara se të përballet në udhëtim me Greqinë (12 qershor).

    Dy ndeshjet e fundit të grupit, Kosova i luan në shtator – më 24 shtator në udhëtim te Irlanda e Veriut dhe 27 shtator në shtëpi ndaj Qipros apo Estonisë. Fituesi i grupit do të promovohet në Ligën B.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark