Danimarka ka shënuar fitore të ngushtë me rezultat 80:75 (27:16, 17:27, 25:22, 11:10) në përballje me kombëtaren e Kosovës, në kuadër të xhiros së tretë të Grupit H të parakualifikueseve për Kampionatin Evropian 2025 në basketboll.
Dardanët e filluan shumë keq, duke qenë në disavantazh me rezultat 13:0, dhe 15:3 në minutën e 6-të.
Në minutën e 9-të, rezultati 25:11 dhe përmbyllet çereku i parë me 27:16 për danezët.
Në çerekun e dytë vendasit shkëputen në 18 pikë (39:21) në minutën e 14-të.
Padyshim se 14 minutat e parë kanë qenë katastrofë të Dardanët por ndodhi kthesa në rezultat në minutat vijues.
Dardan Berisha ashtu si i ka hije, me bashkëlojtarë bëjnë kthesën spektakolare, duke e ngushtuar rezultatin 39:31 në minutën e 16-të.
41:39 dhe 42:41, duke përfunduar pjesa e parë me 44:43 për Danimarkën.
Pjesa e dytë përkatësisht çereku i tretë dramë në vete, 48:48, 51:51 dhe (51:53) në favor të Kosovës në minutën e 24-të. Barazohet rezultati 55:55, 63:63 në minutën e 28-të.
Artis Dommic i jep zemër Dardanëve, duke shënuar më shumti pikë.
Danimarka shkëputet në epërsi me 4 pikë (69:65) në minutën e 30-të.
Në minutën e 31-të, Dardanët me një treshe ngushtojnë rezultatin në 69:68.
Në minutën e 33-të, rezultati 73:68 për Danimarkën.
Danirmaka ka shënuar fitore me rezultat 80:75 ndaj Kosovës.
Të danezët më së shumti pikë shënuan Gabriel Lundbverg 20, Jonas Zahore 19 e Bakary Dibba 16 sosh dhe në radhët e Kosovës Dommic Artis 23 e Dardan Berisha 13 pikë.
Kosova sfidën e radhës e luan në udhëtim me Zvicrën (29 korrik, ora 17.30) dhe me 5 gusht e presin Danimarkën (20.45), ku edhe do të shihet se a do të arrijë vendin e parë për t’u kualifikuar më tej.
Danimarka – Kosova 80:75
Arena sportive në Naestved
Shikues: 1.000.
Danimarka: Aris, Berg 5, Dibba 16, Jukiq 10, Zohore 19, Bjorkason, Erkstrup 3, Klussmann 2, Kristensen, Lundberg 20, Serdareviq dhe Storup 5.
Kosova: Artis 23, Janjeva, Kastrati 10, Mala 11, Morina 3, Berisha 13, Bunjaku, Qallakaj 3, Hajrizi 9, Ismajli, Kapiti 1 dhe Shoshi 2.