×
  • Sport
  • Sport

    Kosova në çerekfinale të Kampionatit Ballkanik, Serbia nuk shfaqet në fushë – pikë në tavolinë

    Insajderi
    24 June 2023 - 17:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova është në mesin e tetë Kombëtareve më të mira të Kampionatit Ballkanik të volejbollit në rërë, i cili po zhvillohet në Balikesir të Turqisë, pasi fitoi pikë në tavolinë kundër Serbisë.

    Dyshja fantastike “Dardane”, Erion Bajrami/Ermal Maliqi, e drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi, nga tri ndeshje të luajtura, ka regjistruar dy fitore dhe një humbje, ndërsa në përballjen e katërt vazhdoi tutje pa lojë pasi Serbia nuk u shfaq fare në fushë për duel.

    Kështu, djelmoshat tanë prekin çerekfinalen e madhe, ku do të ndeshen me dyshen moldave Bobcis/Korsakov, me fillim nga ora 17:50.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark