Ekipi i Kosovës, meshkujt, po tregon formë të lart në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë, i cili po zhvillohet në Balikesir të Turqisë, derisa ka fituar edhe ndeshjen e tretë.
Pasi fitoi të parën, pësoi disfatën në të dytën, sot dyshja Ermal Maliqi/Erion Bajrami arriti fitore të rëndësishme për të qëndruar në garë më tutje për titull, duke mposhtur dyshen turke Burak/Baysal.
“Dardanët”, e drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi, triumfuan me rezultat 2-0 (21-15, 21-18).
Ishte një paraqitje brilante, e dominuar në të dy setet nga tanët, ndërsa shpresojmë në performancë të njëjtë edhe në përballjen e radhës.
Kur flasim për ndeshjen e radhës, ajo do të jetë kundër ekipit nga Serbia (Rajkovqc/Mkariq) sot, e shtunë, me fillim nga ora 15:20.