×
  • Sport
  • Sport

    Kosova pëson humbje të thellë nga Ukraina

    Insajderi
    12 July 2023 - 17:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll e ka luajtur ndeshjen e fundit në kuadër të fazës grupore të Kampionatit Evropian U20, Divizioni B. Të mërkurën në Shkup, Kosova U20 u përball me Ukrainën dhe pësoi humbje të thellë, 78:62.

    Kosova U20 e përfundoi fazën grupore me një fitore e tri humbje. Të martën e mposhti me mund Azerbajxhanin, ndërsa ka humbur nga Gjeorgjia dhe Suedia. Tani e presin ndeshjet për plasman përfundimtar.

    Basketbollistët e rinj të Kosovës e fituan 25:23 çerekun e parë ndaj Ukrainës. Në çerekun e dytë pësuan 15:10, ndërsa dallimi u bë në çerekun e tretë, të cilin Ukraina e fitoi 21:12. Ukrainasve u takoi edhe çereku i katërt, 19:15.

    Më i miri te Kosova ishte Jon Ukaj me 10 pikë e shtatë kërcime. Jon Ismajli i kishte nëntë pikë e gjashtë kërcime. Dion Sheqiri shënoi 11 pikë, por kishte edhe shumë gjuajtje të humbura. Ai shtoi edhe tetë kërcime.

    Ndërkohë Shqipëria ka mbyllur fazën grupore me të gjitha humbje. Të mërkurën pësoi thellë 99:57 nga Letonia. Aleksis Nika ishte më i miri te Shqipëria me 13 pikë e gjashtë kërcime.

    Shqipëria U20 ka humbur edhe nga Holanda, Finlanda dhe Zvicra. Ndaj Zvicrës i mungoi fati duke humbur gjuajtjen për fitore e më pas në kohën shtesë edhe për barazim. Zvicra e ka fituar grupin D, duke lënë prapa Letoninë, Finlandën, Holandën e Shqipërinë.

    Në Evropianin U20 të Divizionit B po paraqiten 20 përfaqësuese të ndara në katër grupore. /koha/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark