×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kosova të kërkojë Asociacion edhe për shqiptarët në Luginë, thotë profesori amerikan

    Insajderi
    03 April 2023 - 09:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është e rëndësishme të ketë simetri, thotë profesori amerikan në Columbia University, David Philips, duke folur për çështjen e të drejtave të pakicave, përkatësisht për çështjen e Asociaiconit të Komunave e shumicë serbe në Kosovë.

    Philips është i mendimit që të ketë edhe Asociacion të komunave shqiptare në Luginën e Preshevës, ndonëse një gjë të tillë ishte vetë ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili tha se nuk është pjesë e dialogut të facilituar nga BE-ja dhe se një çështje e tillë është “ekskluzivisht çështje për shtetin e Serbisë”.

    “Emri i Asociacioni nuk është aq i rëndësishëm sa përcaktimi i kompetencave të Asociacionit. Çfarëdo pushteti që i jepet Asociacionit duhet të shtrihet edhe në komunitetet etnike shqiptare në Preshevë, Bujanoviq dhe Medvegjë. Simetria është e rëndësishme. Po kështu është një mekanizëm për monitorimin e zbatimit të kompetencave të Asociacionit në mënyrë që ato të kontribuojnë në stabilitetin afatgjatë dhe integritetin territorial të Kosovës”, tha ai për Telegrafin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark