Kombëtarja U19 e Kosovës ka humbur ndeshjen e dytë në Evropianin për hendbolliste që po zhvillohet në Prishtinë.
Të dielën mbrëma, Kosova humbi nga Italia me rezultat 41:17.
“Dardanet” pësuan për shkak të gabimeve të shumta dhe kjo kushtoi në fund.
Kanë kushtuar edhe përjashtimet me dy minuta, por edhe lëshimet e shumta teknike.
Italia ka luajtur ndeshjen e parë dhe ka dëshmuar se është në mesin e skuadrave.
Ndeshjen e radhës Kosova e ka kundër Britanisë së Madhe të hënën prej orës 19:00.