Kosova U21 i ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme kualifikimet për Kampionatin Evropian.
Në “Fadil Vokrri”, “Dardanët” mposhtën Estonin me rezultat 2:0.
Arian Llugiqi ia dhuroi epërsinë skuadrës, me një gol pakë para përfundimit të pjesës së parë.
Andi Hoti e vulosi dilemën e fituesit në minutën e 70, kur qoi topin në rrjetë për 2:0.
Elvis Letaj u ndëshkua me të kuq në minutën e 85, por pavarësitë kësaj rezultati nuk u ndikua dhe Kosova morri tri pikët e para në ndeshjen e parë.
Kosova gjendet në Grupin D dhe e kryeson atë, pasi skuadrat e tjera nuk kanë luajtur ende.
Kosova është në Grupin D, së bashku me Bullgarinë, Gjermaninë, Estonin, Izraelin e Polandën./Arbresh.info/