×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovari vret bashkëshorten dhe të dashurin e vajzës së tij në Gjermani

    Insajderi
    16 July 2017 - 17:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë 52-vjeçar nga Kosova ka shtënë me armë zjarri mbi bashkëshorten e tij, 45-vjeçe, dhe të dashurin e bijës së tij, duke i lënë të vdekur ata, në Nurentingen të Gjermanisë.

    Kryesi i krimit është arrestuar në vendngjarje, dhe do të dalë para gjykatësit të dielën, raporton gazeta gjermane Bild.

    Para vrasjes së dyfishtë kishte filluar një zënkë në mes burrit dhe gruas së tij në shtëpinë e tyre. Burri më pas ishte larguar për një kohë të shkurtër nga shtëpia.

    Në orën 22:30 të së shtunës, ai ishte kthyer në shtëpi, duke hyrë së pari në kopshtin e ndërtesës. Në këtë kohë, bija e tij dhe i dashuri i saj gjithashtu ishin në apartament.

    Vajza po tentonte ta ndalonte babanë e saj në derën e shtëpisë së tyre. Më pas 52-vjeçari kishte nxjerrë armën dhe kishte shtënë. Ai vrau gruan e tij dhe të dashurin e bijës së tij. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark