×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Krasniqi: Çfarëdo që është duke bërë Qeveria aktualisht, nuk është më e rëndësishme se sa siguria e grave

    Insajderi
    16 April 2024 - 11:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vrasjes së Gjyljeta Ukella në Pejë nga bashkëshorti i saj. Ai ka thënë se dy vrasjet e fundit janë alarmi që duhet të zgjojë secilin person që ka sado pak përgjegjësi për të garantuar sigurinë e qytetarëve – e institucionet shtetërore kanë më së shumti.

    “Dy gra të vrara në tri ditë nga partnerët e tyre – të cilët kanë qenë edhe më parë të denoncuar në polici për çështje të dhunës në familje. Ky është alarmi që duhet të zgjojë secilin person që ka sado pak përgjegjësi për të garantuar sigurinë e qytetarëve – e institucionet shtetërore kanë më së shumti”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në Facebook.

    Krasniqi i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’iu garantojë sigurinë grave.

    “Çfarëdo që është duke bërë aktualisht Qeveria e Kosovës, nuk është më e rëndësishme sesa siguria e grave në Kosovë. Prandaj, ju bëjë thirrje që urgjentisht të krijojnë një task-forcë me kompetenca të plota për mbrojtjen e grave nga dhuna dhe vrasjet”.

    Më tutje ai ka kërkuar nga instuticionet e vendit që mos të lejojnë që Kosova të shndërrohet në një vend ku jeta e grave nuk vlen aspak.

    “Duhet vepruar pa justifikime dhe pa përjashtime. Pa pardon për recidivistët. Me ndëshkueshmëri maksimale për dhunuesit dhe vrasësit e grave. Duhet garantuar mbrojtje, mbështetje dhe siguri për gratë. Mos lejoni që Kosova të shndërrohet në një vend ku jeta e grave nuk vlen aspak. Lëvizni, ju lutem, sepse nuk është momenti për fjalë”, u shpreh Krasniqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark