×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Krasniqi: Deputetët me paga 2000 euro sot votuan kundër minatorëve dhe policëve

    Insajderi
    02 November 2023 - 11:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se deputetët e shumicës parlamentare “me të ardhura mujore afër 2 mijë euro sot votuan kundër minatorëve dhe policëve të vendit të vet, të cilët çdo ditë rrezikojnë shëndetin dhe jetën e tyre për shtetin e Kosovës”.

    “A ka ku shkon më poshtë? Ky Kuvend e ka humbur çdo kuptim për çka është i thirrur. Këta deputetë nuk përfaqësojnë më askënd dhe asgjë, përveçse interesat dhe përfitimet e tyre personale. Çfarë turpi!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

    Opozita ka kërkuar sot në Kuvendin e Kosovës futjen në rend të ditës të një pike ku parashihet miratimi i një rezolute në mbështetje të minatorëve të Trepçës, por pozita ka kundërshtuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark