Kandidatët për deputetë po i vazhdojnë takimet me qytetarët për t’ua kërkuar votën me 14 shkurt në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Rrezarta Krasniqi, kandidate për deputete nga LDK-ja, ka vizituar konakun e Osman Rashicës, njëri ndër themeluesit e degës së LDK-së në Vushtrri.
Ajo tha se Osman Rashica, ende e ruan frymën rugoviane dhe jetëson amanetin e ish presidentit Ibrahim Rugova.
“Në konakun e bacës Osman Rashica, veprimtar i hershëm dhe një nga themeluesit e degës së LDK-së në Vushtrri, i cili akoma vazhdon ta ruaj me endje frymën rugoviane dhe jetëson amanetin e Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova, se “shtëpia mbahet me miq”.
“Falenderoj për pritjen dhe angazhimin e parreshtur, për fuqizimin e Lidhjes. Me njerëz të tillë, që veprojnë gjithnjë me devotshmëri dhe qasje liberale, nuk ka se si të mos jemi fitues të zgjedhjeve. Fitorja e LDK-së, është fitorja e Kosovës. #Shtetishtet, #LDK132, #AvdullahHoti1, #RrezartaKrasniqi27”, ka thënë Krasniqi përmes një statusi në rrjetin social Facebook. Insajderi.org