Trajneri Leotrim Krasniqi ka reaguar ndaj tifo-grupit “Plisat” duke njofutar se gjatë javëve të fundit ka qenë i kërcënuar dhe në presion të vazhdueshëm për ta futur në skuadër një futbollist, shkruan Insporti.com.
Në shkrimin e tij thuhet se ai ka gabuar që rastin nuk e ka dërguar në organet e rendit por ka tentuar që zgjidhë problemin vetë.
Ai në këtë shkrim ka publikuar bisedën me Rinor Grajqevcin, liderin e Plisave.
Në bisedën me Grajqevcin që ai e ka publikuar vërehen fjalët kërcënuese që ka pranuar trajneri Krasniqi.
Sipas bisedës e zhvilluar në rrjetin social “Messenger”, Grajqevci e ka kërcënuar trajnerin Krasniqin se do ta bëjë për spital dhe se nuk do të jetë më trajner në klubin e Prishtinës.
Po ashtu, Grajqevci sipas bisedës të publikuar i ka thënë se askush nuk mund ta ndalojë atë, as policia, madje as babai i tij.
“Plisat” pak minuta më parë publikuan një video në të cilën shihet trajneri Krasniqi në një postë të kryeqytetit. Në këtë video ai shihet duke përdorur dy celularë dhe kërkon ndihmë nga punëtorja për ta dërguar një mesazh elektronik (sms).
Po ashtu, tifo-grupi i klubit FC Prishtina ka publikuar edhe mesazhin që përmbanë mesazhe kërcënuese.
Tifo grupi “Plisat” kanë paralajmëruar trajnerin në fjalë se nuk i garantojnë siguri në qytet e askund.
Krasniqi sezonin e kaluar ishte trajner i Besës të Pejës. /Insporti.com/