×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Krasniqi mbanë takim me deputetin gjerman: Bundestagu, adresa ku zëri i Kosovës merr peshë

    Insajderi
    09 February 2024 - 20:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është takuar me deputetin e Bundestagut, Thomas Hacker, me të cilin folën për bashkëpunimin mes Kosovës e Gjermanisë.

    Krasniqi tha se Gjermania është ndër partnerët kryesorë të Kosovës, ndërsa sipas tij, Bundestagu është një nga adresat kryesore ku flitet për Kosovën e ku zëri i saj merr peshë.

    “Ndërsa, bashkëpunimi ndër-partiak bëhet edhe më i rëndësishëm në këtë vit të zgjedhjeve evropiane, kur të gjithë duhet të ngrehim zërin për të mbrojtur dhe promovuar vlerat dhe parimet e të drejtave dhe lirive individuale, gurë-themel këto të identitetit evropian”, shkroi Krasniqi.

    Pjesë e këtij takimi bëhet e ditur se ishte edhe shefi i Zyrës për Ballkanin Perëndimor i Fondacionit Friedrich Numan si dhe menaxherja e projekteve për Kosovë e këtij Fondacioni, Minire Çitaku, me të cilët Krasniqi tha se folën për provimin e vlerave liberale në shoqëritë e dy vendeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark