×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Krasniqi-Nagavcit: Ministre jep dorëheqje

    Insajderi
    29 September 2022 - 11:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi ka reaguar pas deklaratave të Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci për situatën në arsim.

    Krasniqi tha se ministrja Nagavci duhet të jap dorëheqje.

    “Ju po bëni thirrje që mësimi të filloj. Por ju jeni në Qeveri për të bërë zgjidhje, jo thirrje. Ministria duhet me dhanë dorëheqje, nuk e meriton me kanë ministre, nuk e meriton me ju përgjigjë. Ju duhet të jepni dorëheqje që i keni mbyllur në shtëpi 320 mijë fëmijë. Çohuni e bëni zgjidhje. A jeni duke jetuar në ndonjë ballon ndaras nga shoqëria. Po janë 28 mijë punëtorë të arsimit, shumica mësimdhënës, ata po thonë që po jetojnë keq. E ju po flisni si ua keni rregulluar kushtet”, ka thënë Krasniqi.

    “Ofroni zgjidhje e leni thirrjet. Dita do me ju shku duke ndejt”, ka përfunduar Krasniqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark