×
  • Sport
  • Sport

    Krasniqi: Po më pret një natë e madhe e boksit, do jap gjithçka për Kosovën

    Insajderi
    19 June 2023 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Boksieri kosovar Robin Haxhi Krasniqi meçin e radhës të karrierës së tij do ta zhvillojë në Kosovë, përkatësisht në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, më 5 gusht të këtij viti.

    Ai do të ndeshet me boksierin francez, Nadjib Mohammedi në kategorinë WBC Silver gjysmë të rëndë.

    Krasniqi së bashku me rivalin e tij, dolën në një konferencë për media, ku zbuluam detaje të shumta rreth ngjarjes më të madh të boksit të zhvilluar ndonjëherë në Kosovë.

    Në fjalimin e tij para mediave, Krasniqi tha se zhvillimin i meçit të radhës në Kosovë, është një ëndërr e kthyer në realitet. Ai shtoi se sakrificat dhe sukseset e tij të bëra gjatë karrierës ia dedikon Kosovës.

    “Po më pret një natë e madhe, por atë natë dua që t’i tregojmë botës se kush jemi ne, sa mikpritës jemi dhe që Prishtinën ta fusim në hartën e organizimeve të mëdha. Me gjithë mish e shpirt do të luftoj për të fituar dhe përfaqësuar Kosovën në mënyrë dinjotoze”, tha Krasniqi.

    Ndërsa, rivali i Krasniqit, Nadjib Muhamedi tha se të boksojë në Kosovë është nder i veçantë, derisa paralajmëroi Krasniqin se po e pret një luftë e vështirë më 5 gusht.

    “Kam vizituar shumë vende nëpër botë, por është nder shumë i madh të boksojë në një vend prestigjoz si Kosova. Ju garantoj që lufta nuk do të jetë e lehtë për Rubinin, por as për mua. Faleminderit për këtë pritje madhështore”, ka thënë Muhamedi.

    Në “Fadil Vokrri”, Krasniqi do ta zhvillojë duelin e 60- të me radhë dhe synon fitoren e 56 në karrierën e tij.

    Biletat për këtë meç do të dalin në shitje më 26 qershor, por që çmimet nuk janë bërë të ditura nga ana e organizatorëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark