×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Krasniqi: Viti 2023 ishte vit i humbur për Kosovën

    Insajderi
    09 January 2024 - 20:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se viti 2023 ishte vit i humbur për Kosovën, i cili sipas tij, u karakterizua me degradim në arsim, kolaps në shëndetësi, stagnim ekonomik, shpopullim dhe migrim masiv, diplomaci të dështuar dhe me sanksione nga Bashkimi Evropian, si rezultat i, siç tha, keqqeverisjes dhe paaftësisë së Qeverisë Kurti.

    Në takimin e sotëm të Krasniqit me kryesinë e partisë është diskutuar edhe për draft-statutin e Asociacionit, ku u tha se ky draft krijon një nivel të ri të pushtetit në Kosovë, pasi ka kompetenca të qarta ekzekutive.

    Krasniqi ripërsëriti qëndrimin se për PDK-në është i papranueshëm çfarëdolloj statuti, i cili e parasheh formimin e Asociacionit me kompetenca që bien ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, krijon një nivel të ri të pushtetit dhe ka kompetenca ekzekutive”, thuhet mes tjerash në kumtesën për media të kësaj partie.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark