×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kritikat për dinarin, kundërpërgjigjet Kurti: Do të bëj më shumë informim, do flas sërish në serbisht që të më kuptojnë me qartë

    Insajderi
    08 February 2024 - 23:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Seanca e Këshillit të Sigurimit në OKB, për çështjen e dinarit serb u përcoll me kritika të shumta për Kosovën.

    Pothuajse çdo vend që mori fjalën shprehen shqetësim për mos koordinim me popullatën serbe.

    Ndërsa kryeministri Kurti tha se se dinari serb nuk është ndaluar, por valuta e Kosovës është euro.

    Sipas tij Kosova ka dhënë shumë subvencione për serbët lokalë të Kosovës dhe nuk ka ndodhur që ndonjëri nga serbët të mos pranojnë valutën euro.

    “Dinari nuk është ndaluar në Kosovë, qytetarët mund t’i kenë, t’i mbajnë por që valuta euro është e vetme si mjete pagesë. Para çlirimit ne vetë kemi pasur dinarin, gjatë okupimit markat gjermane dhe më pas euron e cila është i vetmi mjet pagesë. Kemi dhënë aq shumë subvencione për komunat me shumicë serbe dhe me besoni të gjithë i pranojnë eurot. Në vendin fqinjë në Mal të Zi diku një çerek i popullsisë deklarohen si serb por e përdorin euron si valutë. Do të bëj më shumë informim për serbët, do flas sërish në serbisht që të më kuptojnë me qartë”, tha ai.

    Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB, u shpreh e shqetësuar për veprimet e Kosovës, sidomos të miratimit të rregullores se BQK-së.

    Ajo tha se duhet të shtyhet zbatimi dhe popullata e prekur duhet të informohet.

    Sipas përfaqësueses së SHBA-së në OKB, Kosova ka vepruar pa koordinim dhe pa konsultim me serbët lokalë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark