×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kriza energjetike – AAK ka disa propozime

    Insajderi
    19 October 2022 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    AAK-ja ka dalë me disa propozime për të përmirësuar gjendjen e krizës energjetike, duke përmendur investimet në energji si dhe subvencionimin e energjisë alternative.

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se përmirësimi i gjendjes në sektorin e energjisë mund të ndodhë me veprime sipas tij të guximshme me investime të drejtpërdrejta.

    “Përmirësimi i gjendjes në sektorin e energjisë mund të ndodhë vetëm me tri vendime të guximshme, të sakta dhe të drejtpërdrejta në investimet në sektorin e energjisë. E para, dhe ajo më urgjentja lidhet drejtpërdrejt me nisjen e procedurave të shteti të Kosovës në investime në energji me linjit, pra të fillojnë ndërtimet e kapaciteteve të reja, respektivisht ndërtimi i një termocentrali të ri që do të zëvendësojë termocentralet e vjetra që në fakt, përveç që po prodhojnë pak, aq sa e kanë kapacitetin, po ashtu janë kthyer në simbol të ndotjes së ambientit”, ka thënë Tahiri.

    Ai ka përmendur edhe gazsjellësin amerikan për çka ka thënë se siguron lidhjen e qëndrueshme të Kosovës me rrjetin evropian dhe vendet rajonet që tashmë e kanë bërë këtë lidhje.

    “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nga sot ka nisur edhe procesin e konsultimit publik me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, ka nisur procesin e tryezave për të prezantuar vizionin tonë dhe njëkohësisht konsultimin me faktorin ndërkombëtar dhe argumentimin pse Kosova duhet të ketë investime në energji, në pasurinë e vet, në vendin më të pasur me ligjit. Shumë e kuptojnë pasurinë linjitit vetëm si një mundësi që ta venisim ta djegim dhe ta kthejmë në energji, kjo është gabim, ka shumë mënyra se si kjo mund të ndodh dhe këto argumente do t’i bëjmë. Është paradoks i llojit të vet që vendi më i pasur me linjit të mos e shfrytëzojë këtë kapacitet”, ka thënë ai.

    Derisa edhe deputeti Pal Lekaj ka folur për çështjen e energjisë në veri të vendit për çka ka thënë se kompania Elektrosever ka injoruar shtetin e Kosovës.

    “Në pajtim me pikën 8 të udhëzuesit kërkohet një opinion nga BE-ja, gjatë këtyre ditëve kam pasur mjaft pyetje nga gazetarët se a do ta tërheqë licencën Bordi i ZRRE-së sa i përket Elektroseverit, që nuk i ka përmbushur obligimet, nuk ka atë të drejtë, sepse në marrëveshje kërkohet një opinion nga Bashkimi Evropian që deri kur dhe pse ka ngecur dhe ata duhet të japin dritën e gjelbër a mund të tërhiqet sa i përket licencës. Nëse nuk ka veprime, nëse ka injorancë, nëse Elektroseveri ka aplikuar për marrëveshje me KOSTT-in me fusnotë do të thotë ka shkuar aq larg sa që e ka tejkaluar edhe marrëveshjen, por e ka injoruar shtetin e Kosovës. Këtu jemi të ngremë zërin që sa më parë kjo marrëveshje të përfundojë dhe të kemi qasje, edhe KOSTT-i, edhe KEDS-i, edhe KESCO të operojë në veriun e Kosovës”, ka thënë Lekaj

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark