×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kriza në Ukrainë, Kanadaja dërgon armë dhe municione 

    Insajderi
    15 February 2022 - 12:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanadaja do të dërgojë armë në Ukrainë, ndërsa do ti japë vendit 347 milionë euro në formën e huasë , sipas një njoftimi të kryeministrit të vendit. Kjo është hera e parë që Kanadaja ka njoftuar se do të dërgojë  pajisje dhe municione  ushtarake në Ukrainë.

    “Qëllimi është të parandalojmë Rusinë që të vazhdojë ofensivën e saj kundër Ukrainës,” tha kryeministri kanadez në një konferencë për shtyp.

    Deri në fund të janarit, Kanadaja i kishte dhënë 120 milionë dollarë në formën e huasë  Ukrainës për të mbështetur ekonominë e vendit.

    Qeveritë perëndimore dhe Moska diskutuan të hënën  për një zgjidhje të mundshme diplomatike për të parandaluar kërcënimin e një lufte ruso-ukrainase, me Shtetet e Bashkuara që thonë se presidenti rus Vladimir Putin ende  nuk ka marrë vendimin përfundimtar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark