×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kroacia i kërkon Serbisë të ndalojë së destabilizuari Kosovën

    Insajderi
    28 November 2023 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordxan Gërliq Radman, i ka kërkuar Serbisë që të ndalojë përpjekjet për të destabilizuar Kosovën.

    Këtë koment, Gërliq Radman e bëri gjatë takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel.

    Ai po ashtu kërkoi që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut.

    “Gërliq Radman i bëri thirrje Serbisë dhe Kosovës që t’i kthehen dialogut dhe i bëri thirrje Serbisë se çdo përpjekje për të destabilizuar fqinjin e saj nuk është e pranueshme”, u tha në njoftimin e Qeverisë kroate.

    Ndër të tjera, Gërliq Radman tha se stabiliteti i Bosnjës dhe Hercegovinës është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kroacinë dhe për këtë arsye tha se Dubrovniku avokon sinqerisht që ajo të marrë rrugën e saj euroatlantike.

    Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, para takimit tha se NATO do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, “pasi kjo është e rëndësishme për të gjithë Evropën”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark