×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kryediplomati i Kosovës në Zagreb zbarkon në Prishtinë – thotë se është i gëzuar që e përfaqëson qeverinë e Kurtit, mohon të gjitha akuzat për skandalin financiar

    Insajderi
    26 January 2023 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili dyshohet se është përfshirë në një aferë financiare rajonale, i ka mohuar të gjitha raportimet lidhur me skandalin në të cilin përflitet emri i tij.

    Në prag të nisjes së Forumit Ekonomik në Prishtinë, Berishaj ka thënë se raportimet për përfshirjen e tij në një aferë janë qëllimkëqija.

    Thotë se është krenar për përfaqësimin e Kosovës si ambasador në Kroaci.

    “Jam shumë i gëzuar dhe i respektuar që i prezantoj Qeverinë e Kosovës, shtetin e Kosovës si ambasador në Kroaci. Këto çështje, për të cilat po pyesni, janë spekulime të drejtuara dhe kanë prapavijë politike”, ka deklaruar Berishaj.

    Të gjitha spekulimet, Berishaj thotë se i hedh poshtë.

    Mendoj se është shumë me rëndësi në këtë rast të flasim më tepër për aktivitetet e këtij forumi. Duhet të them që këto spekulime që janë bërë, i hedh poshtë dhe ato kanë vetëm një qëllim – ta denigrojnë personalitetin tim, imazhin e Kosovës. Këta shpifësa besoj se do të dalin para gjyqësisë”, shtoi Berishaj.

    Ndryshe, shteti ende nuk ka nisur një hetim kundër Martin Berishajt, ambasadorit të Kosovës në Kroaci, për dyshimet mbi skandalin financiar.

    Së paku kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Prokuroria e Shtetit dhe as nga Prokuroria Speciale pavarësisht interesimit të Gazetës Insajderi.

    Kryediplomati kosovar në Zagreb, Martin Berishaj, në prill të vitit të kaluar, dyshohet se ishte përfshirë në skandalin për shpëlarje parash në Slloveni. Pavarësisht kësaj, ai nuk është shkarkuar, dhe as nuk ka nisur një hetim zyrtar kundër tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark