×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kryetari dhe anëtarët e PDK’së falënderojnë Edi Ramën në emër te popullit të Kosovës

    Insajderi
    12 October 2022 - 22:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas fjalimit rreth njëorësh të Kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Këshillit të Evropës, të cilin ia dedikoi tërësisht Kosovës dhe UÇK-së, kanë shpërthyer reagimet.

    Kryeministri Edi Rama ka folur në Këshillin e Evropës për Kosovën dhe për mbajtjen në Hagë të ish-krerëve të shtetit dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Kryetari i partisë opozitare, PDK-së ka falenderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

    Krasniqi tha së është fat për Kosovën qëndrimi dinjitoz i Ramës.

    “Është fat i madh për Kosovën që në këtë periudhë sfiduese, Shqipëria ka një kryeministër si Edi Rama – i cili nuk e humb asnjë mundësi që i jepet për të mbrojtur Kosovën, luftën tonë çlirimtare dhe të drejtën tonë të patjetërsueshme për liri dhe pavarësi”, shkroi Krasniqi.

    Edhe anëtarët e tjerë të PDK-së si Ariana Shoshi dhe nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku kanë falenderuar Ramën.

    “Mirënjohëse që mbron të vërtetën për luftën tonë çlirimarë”, shkroi Shoshi-Musliu.

    Ndërsa, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk e ka dëgjuar fjalimin e homologut të tij shqiptar, Edi Rama, në Këshillin e Evropës.

    “Nuk di a kam kontribuar në fjalimin e Edi Ramnës, sepse nuk e kam dëgjuar. Kam qenë në Pejë sot dhe tërë ditën nëpër takime të ndryshme e në mbrëmje vonë përpiqem që të updatohem”, tha ai në konferencën e përbashkët për media me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark