×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kryhet me sukses një operacion i rrallë në QKUK

    Insajderi
    16 November 2023 - 13:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës sot është kryer një ndërhyrje e rrallë kirurgjikë në hundë me metodën e re FESS (Kirurgjia Endoskopike e Sinusëve).

    Sipas njoftimit, operacioni ka zgjatur mbi 3 orë, teksa operacioni është kryer vullnetarisht nga Dr. Arsim Thaqi.

    “Operacioni ka zgjatur mbi 3 orë, është kryer nga Dr.Arsim Thaqi, i cili për shumë vjet me sukses të plotë ka specializuar dhe punuar në institucione prestigjioze në Gjermani, e që me lejen dhe aprovimin e Ministrisë së Shëndetësisë, operacionin e ka kryer në mënyrë vullnetare, derisa mjeku është asistuar edhe nga specialistët dhe specializantët e Klinikës së ORL-së”, thuhet në njoftim.

    Tutje në njoftim thuhet se Dr. Thaqi, është profesionist i shquar nga diaspora, i cili së fundmi ka vendosur që në mënyrë vullnetare të operojë disa pacientë në QKUK, operacione këto për të cilat pacientët ishin referuar për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore.

    “Pacienti E.D. i moshës 19 vjeçare, ishte me diagnozë Angiofibroma Juvenile (tumor i indit lidhor dhe enëve të gjakut në hundë e pjesët përreth hundës).  Para operacionit, atij i ishin kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme diagnostike, përfshirë Tomografi të Kompjuterizuar(CT) dhe Rezonancë Magnetike ( MRI). Një operacion i tillë në institucionet jashtë vendi kushton rreth 15 mijë euro”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark