Facebook ka bërë të ditur se çdo bisedë të cilën përdoruesit e Facebook zhvillojnë në mes vetë në mesengjer ruhen.
Facebook është duke u përballur edhe me kritika për mbledhjen e të dhënave të thirrjeve nga përdoruesit e Android.
Mark Zuckerberg u informua se sistemet e tyre kishin bllokuar përpjekjet për të dërguar mesazhe të menjëhershme të Mesazhit për spastrimin etnik në Mianmar, shkruan DailyMail.
Miliarderi 33-vjeçar tha se ‘Në këtë rast, sistemet tona zbulojnë se çfarë po ndodh, mirëpo ne do të mundohemi t’i ndalojmë këto veprime”
Ndërsa Messenger thotë se nuk do t’i përdor të dhëna nga mesazhet që janë skanuar.
Gjithashtu kompania në faqen e saj zyrtare në internet tha se janë duke përdorur të gjitha mjetet për ta parandaluar këtë abuzim me mesazhe që janë duke ndodhur në të gjithë Facebook-un. /Insajderi.com