×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti diskuton me emisarin britanik: Qëllimi ynë është të sigurojmë qasje në zyre për kryetarët e zgjedhur

    Insajderi
    27 May 2023 - 17:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka biseduar me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, me të cilin tha se ka folur për zhvillimet e fundit në veri të vendit.

    Kurti përmes një statusi në Twitter ka shkruar se qëllimi i qeverisë që ai e drejton është të sigurojë akses në zyrat për kryetarët e zgjedhur të komunave veriore.

    “Pata një telefonatë me Lordin Stuart Peach për zhvillimet më të fundit. Theksova se qëllimi i vetëm i qeverisë sonë është të sigurojë qasje në zyre për kryetarët e zgjedhur të komunave dhe shpreha angazhimin tim për të punuar me Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e QUINT-it për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes Bazë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

    Ndryshe, situata në veriun e Kosovës duket e qetë të shtunën, një ditë pasi grupe qytetarësh serb u përplasën me policinë e cila po ndihmonte kryetarët e rinj të tre komunave t

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark