×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti e Berishaj nuk ndahen nga njëri tjetri, presin në takim ministrin kroat të buzëqeshur

    Insajderi
    09 May 2023 - 20:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj, nuk po ndahem nga njëri tjetri. Sot dyshja kanë pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić Radman.

    E në fotot e publikuara nuk ka munguar edhe buzëqeshja në fytyrën e Berishajt teksa ka përshëndetur ministrin kroat.

    Derisa kujtojmë se Martin Berishaj është shndërruar në skandalin më të madh të kësaj qeverie, për shkak të raportimeve të mediave sllovene që e kanë ndërlidhur me keqpërdorime me kompani serbe, që tregojnë me energji elektrike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark